Rreth Nesh

Perfaqesues ekskluziv te “Germaine de Cappucini” ne Shqiperi.





VESA Spa, e pozicionuar në katin e tretë të qendrës prestigjoze VESA CENTER ofron për këdo në kërkim të një eksperince unike, shërbimet më cilësore dhe efektive.



Me eksperiencë prej plotë 8 vitesh, qëndra estetike VESA ju ofron një udhëtim në një realitet të ri, në një botë relaksi dhe mirqënieje që do të zbehë streset dhe problemet tuaja duke ju lënë në kushtet e rehatisë së tejskajshme.



Provoni dhe ju një grimcë parajse duke përzgjedhur midis dhjetra masazheve apo bëni një hap përpara drejt ëndrrës së imazhit perfekt me trjatimet me kolagjen, dekoltet, trjatimet rigjeneruese, trajtimet e fytyrës, manikyre/pedikyre, trajtime antirrudhë, presoterapi e shumë të tjera.



Saunat përrallore dhe arredimi perëndimor i shtohen estetikës fisnike së qëndrës sonë të hapur për të kënaqur nevojat dhe dëshirat e kujtdo.



Palestra jonë ofron të gjitha paisjet me të mira te cilat do tju mundësojnë të arrini rezultatet e dëshiruara në një kohë rekord.



Mos nënvlerësoni rëndësinë e paçmueshme të qetësisë mendore dhe trupore por investoni në kujdesin ndaj vetes suaj nëpërmjet gamës së ofertave të VESA SPA.